Vitin e ardhshëm në Gjilan do të nisë ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.
Sipas një njoftimi nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, ky projekt kap vlerën e 26 milionë eurove.
“26 milionë euro është vlera e marrëveshjes trepalëshe që e nënshkruam sot me drejtorin e Bankës Evropiane për Zhvillim (BERZH) në Prishtinë, Neil Taylor dhe drejtorin e kompanisë së ujësjellësit “Hidromorava”, Muhamet Suliqi për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza. Impianti do të ketë kapacitet për 76 mijë banorë dhe u dakorduam që puna të nis në vitin e ardhshëm. Për një Gjilan të pastër, për lumenj të pastër e pa vada. Urime të gjithë qytetarëve të Gjilanit, në veçanti Malishevës, Uglarit dhe Pogragjës”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...