Gjermania është e interesuar që Serbia t`i bashkohet BE-së, por gjithashtu për të zgjidhur problemin e Kosovës, se Serbia nuk do të hyjë në BE me marrëdhënie të parregulluara me shqiptarët.
Kësisoj tha profesori i Institutit të Studimeve Evropiane Slobodan Zeçeviq.
“Gjermania është e interesuar që Serbia t`i bashkohet BE-së, por edhe të zgjidhë problemin e Kosovës, që Serbia të mos hyjë në BE me barrë, të ketë marrëdhënie të parregulluara me shqiptarët dhe ndoshta disa kufij të diskutueshëm”, tha Zeçeviq për RTS, transmeton Klan Kosova.
Këtë deklaratë profesori serb e bëri në prag të takimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Davos të Zvicrës ku do të flitet për çështjen e Kosovës.
Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin
Bashkim Jashari në “SAHA Expo 2026”, fokus te modernizimi i ...
621 vjetori i lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu
Pakistani apel SHBA-së dhe Iranit: Tregoni përmbajtje, ulni ...
Britania e Madhe riafirmon mbështetjen për KFOR-in
Tragjedi në Brazil: 13-vjeçari qëllon me armë në shkollë, dy...