Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës sot mbahet konferenca e 9-të ‘FSK dhe Partnerët’, organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në hapjen e punimeve të Konferencës do të marrin pjesë kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Salvatori Cuoci, Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës(SHBA), gjeneral Timothy Orr dhe drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s me MFSK/FSK, gjeneral Uwe Becker.
Ky aktivitet ka për qëllim që të mbledhë të gjithë akterët mbështetës të Forcës së Sigurisë së Kosovës me qëllim të koordinimit të mbështetjes së ofruar nga vendet partnere me të cilat MFSK ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Përveç përfaqësuesve të vendeve partnere, të ftuar në konferencë janë edhe përfaqësues nga Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s, KFOR-i, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme(MPJ), Ministria e Punëve të Brendshme(MBP), Policia e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave si dhe ambasadorët e akredituar në vendin tonë nga shtete të ndryshme.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë