Partia Demokratike e Kosovës ka përmbyllur sot zgjedhjet e brendshme në Degën në komunën e Lipjanit.
Me këtë rast kryetar i degës u zgjodh, Hyzer Rizani.
E para të pranishmëve sot foli edhe nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ku th ase Kuvendi Zgjedhor në Lipjan dëshmon se sa e fortë është PDK në këtë komunë.
“Para kësaj Dekade të Re, kanë qenë dy dekada të tjera, Dekada e Lirisë dhe e Pavarësisë. Pa lirinë e Kosovës nuk kishte ardh Pavarësia dhe pa të nuk do të vinte Dekada e Re. Dekada e Re nënkupton demokratizim të vendit, rend dhe ligj më shumë, zhvillim ekonomik më shumë dhe nënkupton me ec krahë kombeve të tjera”, ka thënë Kuçi, transmeton Indeksonline.
Ai gjithashtu tha se nëse dikush pyet se çfarë është Dekada e Re, atëherë thuhet se është “evropianizimi i Kosovës”.
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu