Ministri i Punëve të Jashtme i Rumanisë, Teodor Melescanu ka folur për mundësinë e heqjes së vizave për Kosovën.
Rumania ka shfaqur dyshimet nëse Bashkimi Evropian së shpejti do t’i heq vizat për kosovarët, për shkak të vendimeve të periudhës së fundit nga qeveria e Kosovës.
Pika kryesore qëndron tek taksa e vendosur për mallrat e importuara nga Serbia e Bosnja e Hercegovina, por edhe krijimi i ushtrisë së armatosur të Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme i Rumanisë, Teodor Melescanu ka theksuar se shumë shtete anëtare të BE-së janë të brengosura për veprimet e Prishtinës. “Veprimet e tilla krijojnë probleme të reja në vend se t’i zgjidhin problemet ekzistuese”, deklaroi ai në një institut në Bruksel.
Melescanu ka theksuar se Rumania ka ftuar krerët e diplomacise të shteteve nga Ballkani Perëndimor në takim të këshillit të jashtëm politik të BE-së më 31 janar në Bruksel.
“Nëse me atë rast do të ketë pajtim në BE që të merren hapa në drejtim të heqjes së vizave për banorët e Kosovës, Rumania nuk do të hezitojë, por dyshoj”, ka thënë ai.
Gjatë kryesimit në BE, Rumania do t’i kushtojë rëndësi të veçantë pjesëmarrjes së shteteve nga Ballkani perëndimor.
Sipas, Melescanut, Maqedonia dhe Shqipëria mund të marrin “dritën e gjelbër”, për fillimin e bisedimeve në fund të qershorit, kurse Serbia dhe Mali i Zi mund të hapin mundësi të reja me negociata të ardhshme.
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...
Policia kap 31-vjeçarin që postoi video duke shtënë me armë ...
Zgjedhjet në datën e preferuar të VV, Osmani partive opozita...
Arian Tahiri, befasia e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Tragjedia në Crans -Montana, identifikimi i të vdekurve apo ...
Hapet pika kufitare e Qafë-Thanës, ishte e bllokuar që prej ...