Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, në seancën e rregullt plenare në Kuvendin e Kosovës, akuzoi deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca se ka qenë pjesë e SHIK-ut në vitin 2000-2001 dhe se atë e ka rekrutuar, Fadil Lepaja.
Ndërsa ky i fundit përmes një postimi në Facebook ka reaguar duke e mohuar se ai ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovë (SHIK), përcjell portali arbresh.info
Lepaja tha se me përgjegjësinë e plotë penale dhe morale, deklaroj se kurrë nuk kam qenë pjestar e as bashkëpunëtorë, me ose pa vetëdije, i Shërbimit Informativ të Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Sapo mora vesh, për veten time, gjëra të cilat nuk i kam ditur! Pas interesimit të gazetarëve rreth (pa)vërtetësisë së deklaratave në Kuvendin e Kosovës, dhe për të i kursyer nga lodhja gjithë të interesuarit, po e shfrytëzoj profilin tim, të deklarohem rreth kësaj “çështjeje”:
“Me përgjegjësi të plotë penale, dhe morale, deklaroj se kurrë në jetën time, nuk kam qenë pjesëtar as bahkëpunëtor, me vetije, e besoj as pa vetëdije, i Shërbimit Informativ të Kosovës. ”
Më vjen keq që emri im qenka keqpërdorë në debate, në të cilat nuk kam interes dhe e kam nën dinjitet të përfshihem.
Ju falënderoj për mirëkuptim!
/Arbresh.info/
Nkunku në “radarin” e Tottenhamit
Zelensky akuzon Rusinë se po mashtron përsëri
Vështirësi me pastrimin e gjuhës? Ja si ta bëni më lehtë!
A do të braktisë 50 mandatet, përgjigjet Berisha: Vendimet n...
Elon Musk largohet nga administrata e Trumpit
KF Deçiq fiton Kupën e Malit të Zi për herë të parë në histo...