Milan Nic, ekspert i Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP) dhe i ngarkuar për studime në Qendrën Robert Bosch për Evropën Qëndrore dhe Lindore, në një intervistë të dhënë për DW, për herë të parë ka zbuluar edhe rolin e ministres së Jashtme të BE-së Mogherini dhe komisionierit Hahn, në lojën që është hapur për ndarjen e Kosovës.
Nic, i cili po kryeson një fushatë ekspertize për Ballkanin Perëndimor ka zbuluar, se Berlini zyrtar është mjaft i zhgënjyer dhe i shqetësuar nga roli që kanë marrë përsipër dy zyrtarët e lartë të BE-së, Hahn dhe Mogherini, duke inkurajuar presidentët Vuçiç dhe Thaçi në rrugën e rrezikshme që kanë nisur.
“Më duhet të shtoj se Berlini është gjithashtu i zhgënjyer me rolin që kanë luajtur kohët e fundit komisionieri Hahn dhe përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme, Mogherini dhe presidenca austriake, duke e inkurajuar Serbinë dhe krerët e Kosovës të ecin në këtë rrugë. Ata thanë se një marrëveshje historike mes Serbisë dhe Kosovës është më e rëndësishme se detajet, pra, kufijtë. Por ky nuk ishte qëndrimi i unifikuar i BE-së. Ata thjesht prezantuan vijën diplomatike të Austrisë e jo atë të presidencës”, ka deklaruar ai për DW.
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...