Pas Zyrës Doganore, Limaj thotë se deri në maj do të realizohen edhe tri marrëveshje mes dy vendeve.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh Koordinator Kombëtar i dy qeverive ka thënë se mbledhja e dy qeverive e mbajtur në Pejë ka qenë efektive dhe konkrete. Limaj ka thënë se tanimë mbledhjet e përbashkëta nuk janë thjesht takime politike dhe se mbledhja e Pejës e ka ndryshuar këtë perceptim.
Zv/kryeministri ka thënë se tanimë dy marrëveshje veç kanë nisur të realizohen duke paralajmëruar edhe tri marrëveshje tjera deri në maj.
“E para është integrimi i kufijve, lëvizja e qytetarëve. Nga marsi do të fillohet qarkullimi fluid. Dy policitë tanimë janë në një vend. Vendimi i dytë ka qenë hapja e Pikës Doganorë të Kosovës në portin e Durrësit. Pika doganorë është një pikë tranziti që të gjitha mallrat që futen në portin e Durrësit i kryen procedurat aty dhe niset për në Prishtinë. Me ketë përveç që ulim shpenzimet, kemi arritur kursimin e kohës. Hapja zyrës tregon vizionin tonë”, ka thënë Limaj në Klan Kosova.
Koordinatori Kombëtar ka thënë se marrëveshjet për romingun, patente shoferët dhe njohjen e licencave do të nisin se realizuar deri në maj të këtij viti.
Sa i përket çështjes se skanerit, ai ka thënë se Shqipëria po e trajton seriozisht të gjejë një rrugë për t’ia heq ketë barrë bizneseve të dy vendeve.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...
Rritet numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri, kryesojnë ita...