Nëndega e LDK-së “Qendra”, në Mitrovicë, ka mbajtur kuvendin zgjedhor, në të cilën është zgjedhur udhëheqja e re dhe delegatët për Kuvendin Zgjedhor të Degës së LDK-së të Mitrovicë. Punimet e kuvendit janë zhvilluar konfor Rregullores së Rinës të Kuvendit Zgjedhor të Nëndegës dhe pa asnjë problem
Në prani të 58 pjesëmarrësve të kuvendit zgjedhor, kryetar i degës së LDK “Qendra” u zgjodh Adem Deliu. Kuvendi zgjodhi edhe 11anëtarë të kryesisë së nëndegës dhe 15 delegatë për Kuvendin zgjedhor të Degës së LDK-së në Mitrovicë.
Tani ka mbetur për tu mbajtur vetëm edhe kuvendi zgjedhor i nëndegës “Ilirida”, për të përfunduar i tërë procesi zgjedhor nëpër nëndegët e LDK-së në Mitrovicë. Pritet që ky kuvend të mbahet sapo të arrij përgjigja me shkrim nga komisioni përkatës i LDK-së në Prishtinë.
Sidoqoftë, kuvendi zgjedhor i Degës së LDK-së pritet të mbahet brenda pak ditësh, pas koordinimit me Kryesinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë.
Presidentja Osmani takon sot Papa Leon në Pallatin Apostolik...
Trumpi thotë se Tajlanda dhe Kamboxhia janë pajtuar t’i ndal...
Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë
Sindikatat shpallin grevë në Itali kundër buxhetit
Parashikimi i motit për sot
Sot protestë në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së...