Kreu i komisionit parlamentar të Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun thotë se krijimi i Shqipërisë së Madhe është një proces i pakthyeshëm.
Sipas tij, kjo do të ndodhë në një formë ose në një tjetër.
“Ky është një vlerësim realist gjeopolitik, në interes të vendeve perëndimore, që nuk e kundërshtojnë krijimin e Shqipërisë së Madhe”, thotë ligjvënësi serb nga radhët e partisë qeverisëse, SNS.
Drecun deklaroi se çdo gjë që ndërmerr Shqipëria, bëhet për të marrë territorin e Serbisë, teksa e cilësoi krijimin e Shqipërisë së Madhe një akt jocivil dhe destabilizues.Ligjvënësi serb gjithashtu thotë se Serbia duhet të mbështetet te Rusia, kur bëhet fjalë për trajtimin e çështjes së Kosovës.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë