Djali i Ismail Sylës, këshilltarit politik të presidentit Thaçi, Trim Syla, i cili është aktivist i rinisë së PDK-së në Prishtinë, ka goditur ish-kryeministrin Haradinaj.
Syla ka shkruar se nuk ruhet fytyra e shtetit me dorëheqje të parevokueshme sa për sy e faqe e me qëndrim në zyrë online 24 orë. “Ju shpikët precedentin më të pamoralshëm për ta lënë Kosovën në kaos dhe paqartësi”, ka shkruar ai, shkruan arbresh.info
Ky është postimi i plotë i aktivistit të rinisë së PDK-së, Trim Syla: Z. Haradinaj, Nuk doli mirë kjo përpjekje për të qenë në Hagë civil i thjeshtë e në Kosovë tërë kohën kryeministër. Nuk ruhet fytyra e shtetit me dorëheqje të parevokueshme sa për sy e faqe e me qëndrim në zyrë online 24 orë. Ju shpikët precedentin më të pamoralshëm për ta lënë Kosovën në kaos dhe paqartësi. Nuk ta ka dhënë mandatin populli po një koalicion që në ditën e parë të punës e lëndove duke ia shkarkuar anëtarët e komisionit të demarkacionit. Thika politike në shpinë kulmoi me dorëheqjen e befasishme. Siç po shihet këtë truk tuajin po e kuptojnë edhe zogjtë./arbresh.info/
Në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, ekstradohe...
Trump: Duam të flasim me Iranin, por nuk kemi me kë
Ulet me 20% akciza e karburanteve në Shqipëri
Trumpi i quan aleatët e NATO-s “frikacakë” për mungesë mbësh...
Takimi në DASH, Vulaj kërkon rol udhëheqës të SHBA-së në dia...
Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit