Mbrëmë ka ndodhur një përleshjeje mes disa personave në Podujevë, ku u dëgjuan edhe të shtëna me armë.
Ndërsa, sot Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje në lidhje me këtë incident.
“Sipas policisë rasti ka ndodhur në orën 21:37, ku raportohet se pas një mosmarrëveshje në mes të dy të dyshuarve meshkuj K/Shqiptarë, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar dy gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit, aty kanë hasur njërin nga të dyshuarit”, thuhet në njoftim.
I dyshuari i cili ka shtënë me armë zjarri gjendet në arrati, ku të njëjtit i është konfiskuar vetura. Ndërsa sipas policisë, pas intervistimit dy persona me vendim të prokurorit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë