Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, ka bërë me dije se partnerët e koalicionit qeverisës, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, do ta gjejnë zgjidhjen e duhur për çështjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.
Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka theksuar se taksa nuk do të paraqesë problem për funksionimin e koalicionit PAN dhe, sipas tij. Nuk do të ketë luhatje në këtë drejtim.
Pajaziti ka thënë se cilido që të jetë fati i taksës, ajo e ka arritur efektin e vet dhe nuk do të ketë luhatje të partneritetit me SHBA’në.
Sa i përket kërkesës për zgjedhje të reja, Pajaziti ka thënë se partitë opozitare nuk duhet të bëjnë fushata populiste, por pozitë dhe opozitë duhet të fokusohen ne memorandumin për zgjidhjen përfundimtare me Serbinë.
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...
Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...