Deputetët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, Visar Ymeri dhe Shqipe Pantina kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova. Në këtë takim është diskutuar për asistencën e BE-së në Kosovë, Ligjin për pagat dhe dialogun me Serbinë
Kjo është konfirmuar nëpërmjet një postimi në Facebook nga shefi i grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu.
“Me Shqipen e Visarin, në emër të Grupit Parlamentar të PSD-së, takuam Ambasadoren Apostolova dhe përfaqësuesit e zyrës së BE-së në Kosovë. Përveç asistencës së BE-së në Kosovë e cila këtë vit do të përqendrohet në arsim, reformë të administratës, energji (përfshirë edhe ndihmë nga BE në zgjerimin e rrjetit të Termokos), sundim të ligjit, e zhvillim lokal, diskutuam edhe për Ligjin për pagat e dialogun me Serbinë. Ndërhyrjet e PSD-së në përshpejtimin e amendamentit dhe votimit te Ligjit për pagat dhe insistimi jonë për ulje të koeficienteve të lartë për krerët institucionalë e përfaqësuesit politik, ka bërë që të reduktohet hendeku i madh mes pagave në sektorin publik, si dhe në rritjen e pagave pë arsim e shëndetësi”, ka shkruar Sejdiu.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...