Analisti Arton Demhasaj ka thënë se përplasja Thaçi – Haradinaj është më e madhja që ka ekzistuar në ekzistencën e Kosovës këto 20 vitet e fundit.
Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë përplasja e krerëve institucional është e ashpër dhe madhe dhe është bartur nga e kaluara.
“Nuk ka ekzistuar një përplasje e tillë institucionale deri më sot. Përplasja mes këtyre dy figurave edhe kur ishin liderë të partive të tyre, ose kur ishin figura të UÇK-së ka ekzistuar nga koha e luftës”.
Analisti ka thënë se kjo përplasje e nuk ka mundur të tejkalohet edhe sot, dhe është bartur në institucione.
“Kjo përplasje si duket asnjëherë nuk është tejkaluar mes tyre, dhe është bartur edhe tash në institucione”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Demhasaj tha se në fillim Haradinaj i besoi Thaçit drejtimin e dialogut, por në momentin kur ky i fundit e hapi debatin për kufijtë, Haradinaj do ti kthejë dialogun parlamentit.
“Kur Haradinaj erdhe në qeveri, ka thënë se çështjen e dialogut do t’i lë në dorë presidentit. Në momentin kur është vërejt se po diskutohet çështja e kufijve, apo territorit, ai ka kërkuar që këtë kompetencë të kthejë në qeveri, duke i dhënë edhe z.Limaj drejtimin e dialogut. Kjo ka bërë që edhe të kthehen përplasjet mes Thaçit dhe Haradinajt”, tha analisti Arton Demhasaj.
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/350444585693613/
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ketë dyfishim të shtesav...
Kurti u del në mbrojtje krerëve të UÇK-së: Kërkesa për dënim...
Dëmet nga tërmeti: Çahet muri brenda një banese në Fushë Kos...
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...