Përmes një postimi në llogarinë Facebook, Haradinaj tregon se vizita tek këto familje ia kujton atij luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky është postimi i tij:
Në familjet e mirënjohura të Vranocit.
Vizitë tek Baca Xhafë dhe në familjen e Hajdar Bajraktarit.
Baca Xhafë dhe familja e tij i dhanë bijtë ma të mirë në luftën e fundit e që ndjehem krenar që i njoha. Në familjen e tij isha gjatë luftës bashkë me shumë bashkëluftetarë të plagosur.
Hajdar Bajraktari një burrë i madh që ndër vite është pjesë aktive e përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi.
Ky fshat dhe Lugu i Baranit janë të njohur ndër breza për sakrificë dhe traditë të pastër Shqiptari.





Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente