Nuk ka asnjë tregues të dukshëm që mund të ketë një ndryshim në formatin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, tha sot ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq dhe përsëriti se dialogu do të vazhdojë nën ombrellën e BE-së, nëse krijohen kushtet për këtë.
“Bashkimi Evropian, si dhe këshilltarët e tjerë perëndimorë, janë të pafuqishëm ose pretendojnë të jenë të pafuqishëm duke mos qenë në gjendje t’i tregojnë Prishtinës që të respektojnë dialogun dhe të tërheqin taksat dhe tani është e qartë se nuk ka vazhdimësi të dialogut”, ka thënë Daçiq.
“Baza për bisedime me siguri nuk do të jetë një tarifë 100 për qind, Serbia do të këmbëngulë që dialogu të vazhdojë vetëm kur taksa të hiqet”, tha Daçiq për RTS.
Kreu i diplomacisë thotë se letra që Presidenti i SHBA Donald Trump i ka dërguar Vuçiqit dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçit, është një tregues se Amerika është e angazhuar për arritjen e një kompromisi.
“Një president i mëparshëm me siguri do të shkruante se Serbia duhet ta njohë Kosovën, këtë herë Trump tha se do të mbështeste një zgjidhje kompromisi”, tha Daçiq.
Ministri i Punëve të Jashtme tha se historia e marrëveshjes Beograd-Prishtinë duhet të përfundojë në OKB. Siç shton ai, nuk do të ketë marrëveshje nëse nuk ka verifikim në OKB.
Ai thekson se kjo histori duhet t’i kthehet OKB-së sepse është e rëndësishme ajo çka mendojnë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit.
Daçiq thotë se ai mori konfirmimin nga Sergei Lavrov se Rusia është gati të ndryshojë formatin e dialogut për të marrë pjesë në të.
“Në kohën e ish-presidentit Boris Tadiq dhe ish-ministrit të Jashtëm Vuk Jeremiq, është bërë një gabim për të transferuar dialogun nga OKB në Bruksel,” tha Daçiqi dhe përsëriti se Serbia është gati për dialog, por kur taksa të shfuqizohet.
Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton listën e pronave komuna...
Ngritet aktakuzë ndaj S.A. për krime lufte në Gjilan
Dita e Veteranit, Bekim Jashari: Nga 30 dhjetori 1991, Adem ...
Maurizio Sarri i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër, prite...
Përplasje mes pozitës dhe opozitës për listën e pronave komu...
Rama: Rritje ekonomike 3.9%, shtohen bizneset dhe rriten pag...