Diplomati britanik, njëherit ish-ndërmjetësuesi në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Rober Cooper ka thënë se është absurde të thuhet se Kosova është pjesë e Serbisë, kur situata në realitet është krejtësisht e ndryshme.
Ai për “Ballkanin Evropian Perëndimor” ka thënë se dialogu ka arritur sukses, por që i vë fajin Brukselit për mos insistimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura nga të dy palët, transmeton Indeksonline.
Cooper është shprehur i pasigurt nëse në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve të përfshihen Komuniteti i Komunave Serbe.
“Unë nuk mendoj se ideja e Asociacioni tështë e keqe, serbët janë pakicë në Kosovë dhe ndoshta ata do të ndjeheshin me rehat”, ka shtuar Cooper.
Ai nuk mendon se BE-ja ka ndryshuar qëndrimin e saj në vendimin përfundimtar kur bëhet fjalë për shkëmbim territoresh, por se Brukseli është ende duke marrë parasysh një numër të opcioneve të pazgjidhura.
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...