Këto janë ngjarjet kryesore që pritet të ndodhin sot në Kosovë:
Përfaqësues të Komunës së Drenasit dhe Lëvizjes Vetëvendosje bëjnë homazhe tek varri i heroit të kombit, Fazli Grajqevci.
(Fshati Sankoc, ora: 09:00)Në kuadër të ditës së dytë të Hardh Fest, hapet panairi i rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë. (Rahovec, ora 10:00)
Me rastin e 21-vjetorit të rënies së heroit të Kosovës, gjeneralmajor Skënder Çeku, bëhen homazhe në Loxhë (ora 11:00) dhe në Gllogjan (ora 12:00)
Në përvjetorin e 55-të të rënies së mësuesit dhe ideatorit të lëvizjes kombëtare Fazli Grajqevci, mbahet orë përkujtimore. (Biblioteka Kombëtare, ora:12:00
)Në kuadër të ditës së dyë të Hardh Fest, mbahen garat në shtrydhjen e rrushit. (Rahovec, ora: 14:30)
Për të shënuar konceptin “Singing to the River” në kuadër të Autostrada Biennale mbahet performanca në piano e Malik Halçe.
(Rr. “Vatrat Shqiptare”, Prizren, ora: 20:00)
Në kuadër të ditës së dytë të Hardh Fest, mbahet koncerti Pop/Rock dhe me DJ. (Rahovec, ora 20:00).
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës