Parlamenti Evropian ka miratuar një amendament lidhur me bisedimet mbi korrigjimet e mundshme të kufirit Kosovë-Serbi.
Sekretarja e Përgjithshme e Lëvizjes Evropiane në Serbi, Suzana Grubjeshiq, tha për Tanjug se amendamenti u miratua si pjesë e zgjidhjes brenda dialogut Beograd-Prishtinë me qëllim që të përpiqet të tërheqë dialogun nga qorrsokaku në të cilin ndodhet.
Grubjeshiq thotë se pas miratimit të amendamentit të lartpërmendur, PE-ja “la hapësirë dhe dha një shans” brenda draft- raportit të Progresit të Serbisë për të çuar në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të ishte e pranueshme si për njërën ashtu edhe për tjetrën palë, si dhe për bashkësinë ndërkombëtare.
“Tregimi për korrigjim kufijsh për PE gjithsesi se nuk ka përfunduar. Nëse dialogu i Brukselit ka rënë në qorrsokak, ashtu siç është duke u zhvilluar, është pragmatike dhe racionale të kërkojnë një tjetër, siç thonë ata, zgjidhje kreative”, tha ajo, duke shtuar se nuk duhet të ketë tema tabu në dialog, as tema e korrigjimit të kufijve.
Grubjesiq pajtohet se korrigjimi nuk përmendet në mënyrë eksplicite në amendamentin e miratuar, por që mund të konkludohet nga pretendimet e raportit që flasin për përkrahjen e dialogut dhe se çdo marrëveshje mund të pranohet vetëm nëse është dakord reciprokisht dhe merr parasysh stabilitetin e rajonit dhe të drejtën ndërkombëtare.
Edhe pse rezolutat e PE nuk janë të detyrueshme, sipas Grubjesiq, miratimi formal i amendamentit në fjalë mund të ketë “jehonë”, pasi rezolutat e PE përmenden, monitorohen dhe analizohen.
“Kjo me siguri nuk do të mbetet pa u vënë re, veçanërisht pasi që u pranua nga raportuesi i PE për Serbinë dhe raportuesi i PE për Kosovën,” shprehet ajo.
E martë me mot kryesisht të vranët, temperaturat deri në 8°C
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...