Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Kosovë rreth vizitës së Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Ky i fundit u ndalua nga qytetarët e Drenicës që ta zhvillonte takimin me serbët e fshatit Banjë të Skenderajit.
Sipas saj, zhvillimet e ditës së sotme kanë treguar edhe njëherë ndjeshmërinë e situatës në Kosovë, njofton Tanjug, transmeton Indeksonline.
Ajo ka akuzuar liderët kosovarë të cilët sipas saj, janë disa të papërgjegjshëm, që nuk respektojnë marrëveshjet mes dy vendeve.
Përmes telefonit, ajo u ka thënë medieve serbe se së bashku me ekipin e saj është duke përcjellur me vëmendje zhvillimet në Kosovë. Madje, u ka thënë se janë në gjendje gatishmërie, nëse ka nevojë për ndërhyrje./indeksonline/
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes