Pas vizitës së mbrëmshme që Presidenti Hashim Thaçi bëri në shtëpinë e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, ka reaguar përmes një shkrimi shefi i Grupit Parlamentar të2 Nismës, Bilall Sherifi. Ai ka kërkuar sqarime lidhur me këtë takim dhe dyshon se Thaçi i ka ofruar diçka Mustafës gjatë takimit.
Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se takimi i mbrëmshëm midis Thaçit dhe Mustafës, duhet të sqarohet dhe të tregohet se për çfarë arsye janë takuar.
Ai ka ngrit dyshime se Presidenti Thaçi i ka ofruar diçka Mustafës në këtë takim të mbrëmshëm, për të cilin Gazeta Express ka raportuar që nga fillimi.
“Besoj që publiku i gjërë është kurreshtar të mësojë arsyet se pse duhej Thaçi të shkojë që ta informojë kryetarin e LDK-së Isa Mustafa për përmbajtjen e takimit me zyrtarët e SHBA-ve, marrë parasysh faktin se sipas raportimit të mediave po këta zyrtarë do të takohen edhe me përfaqësues të LDK-së!”, ka shkruar Sherifi.
Postimi i plotë:
“Kryetari i LDK-së Isa Mustafa u informua nga presidenti Thaçi për takimin me dy zyrtarët e SHBA-ve”
Së paku ky ishte sqarimi zyrtar i zëdhënësit të LDK-së Besian Mustafa për takimin e orëve të vona mes tyre!
Besoj që publiku i gjërë është kurreshtar të mësojë arsyet se pse duhej Thaçi të shkojë që ta informojë kryetarin e LDK-së Isa Mustafa për përmbajtjen e takimit me zyrtarët e SHBA-ve, marrë parasysh faktin se sipas raportimit të mediave po këta zyrtarë do të takohen edhe me përfaqësues të LDK-së!
Kjo do të konsiderohej normale po qe se zyrtarët e SHBA-ve nuk do ta kishin në agjendë takimin me përfaqësues të LDK-së.
Ditëve në vijim mbetet të shihet se çka tjetër përpos “informatës” mbi takimin në fjalë i ka ofruar Thaçi Mustafës!
Vrasja e rëndë në Gjakovë: Shteti në kërkime intensive për k...
“Jemi krenarë”, Osmani uron Luana Bajramin për çmimin Oscar
Pamje nga lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë, shihen vrimat ...
Mbi 100 milionë njerëz në SHBA nën paralajmërime për stuhi t...
Rikthehen Mbappe e Bellingham, Real Madridi publikon listën ...
MBPZHR organizon punëtori për politikat mbështetëse në bujqë...