Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se dje ka dërguar për mjekim e trajtim adekuat mjekësor, Taunita Hoxhën, e aksidentuar ditë më parë në Prishtinë.
“Mirëpo, gjatë ditës së djeshëm dhe të sotme Kryesia e BIK ka marr vesh që subjekte e individë të ndryshëm kanë grumbulluar mjete financiare për shërimin e zonjës në fjalë, madje sipas disa dëshmive të marra nga terreni individë të ndryshëm vazhdojnë ende me grumbullimin e mjeteve. Me këtë rast për hir të së vërtetës njoftojmë opinion e gjerë se Kryesia e BIK-ut në asnjë rast e asnjë rrethanë nuk ka kërkuar mjete financiare për mjekimin e saj, si dhe nuk ka asnjë lidhje me aksionet që janë organizuar e vazhdojnë ende të mbledhin mjete financiare gjoja për mjekimin e zonjës Taunita Hoxha jashtë vendit”, thuhet në njoftim të BIK-ut.
Po ashtu në njoftim thuhet se trajtimin mjekësor për Taunita Hoxha, e kanë realizuar në bazë të memorandumit që ka Kryesia e BIK me Drejtorinë e Vakëfeve të Turqisë për trajtimin e pacientëve kosovarë.
“E ritheksojmë se trajtimin mjekësor për zonjën Taunita Hoxha, siç e kemi thënë edhe dje në njoftimin tonë, e kemi realizuar në bazë të memorandumit që ka Kryesia e BIK me Drejtorinë e Vakëfeve të Turqisë për trajtimin e pacientëve kosovarë, për të cilët nuk ka mundësi trajtimi e mjekimi në klinikat tona”, thuhet më tej në njoftim.
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...