Sekretari i Përgjithshëm i AAK’së, Besnik Tahiri u ka bërë thirrje shqiptarëve në Mal të Zi të bëhen bashkë në zgjedhjet e nesërme për ta marrë udhëheqjen e komunës së Tuzit.
Ka thënë se është moment historik që duhet ta shftytëzojnë shqiptarët e Tuzit.
“Shqiptarët e Tuzit dhe Malësisë, nga nesër (e diela) e 3 marsit, kanë shansin unik të vetëqeverisin me Komunën e Tuzit. Pas tri dekadash, përpjekjesh të shqiptarëve nga shtatori i 2018-ës, Tuzi ka statusin e plotë të Komunës, sikurse çdo Komunë e Malit të Zi. Kjo do të hapë një kapitull të ri, jo vetëm për qeverisjen e me Tuzin, por edhe konsolidimin e mëtejmë të të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi. Bashkimi i subjekteve kryesore shqiptare në koalicionin ‘Forumi i Shqiptarëve’ me sloganin ‘Malësia na Bashkon’ në një listë të vetme, maksimizon mundësinë e marrjes së mandateve për Kuvendin, njëkohësisht përgjegjësive për drejtimin e Komunës. Shembulli i bashkimit në koalicion të vetëm duhet të reflektojë votën e shqiptarëve për Komunën e Tuzit”, ka shkruar Tahiri.
Koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale në Kosovë ka thënë se në fitoren e shqiptarëve në Tuz do të ndikojnë edhe diaspora shqiptare që është bashkuar në kauzën për të shkuar të bashkuar në zgjedhjet e së dielës.
“Tashmë është momenti historik që shqiptarët e Tuzit dhe të Malësisë, me ndihmën e pakursyer të Diasporës, të marrin mbi vete drejtimin e Komunës së Tuzit, duke u kthyer në shembull të qeverisjes së mirë dhe për t’i dhënë zhvillimin e merituar. Shqiptarët e Malit të Zi do të dinë të jenë faktor kyç në qeverisje, ashtu siç ditën t’i japin drejtim proceseve madhore, pavarësimit dhe orientimit euroatlantik. Ata janë ura më e fuqishme e bashkëpunimit mes shteteve dhe shqiptarëve kudo në botë”, ka shtuar ai.
Gjermani/ Stuhia e akullit mbyll shkollat, anulon fluturimet...
Joao Cancelo mbërrin në Barcelonë, pritet të debutojë që kët...
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu
“Meta” çaktivizon gjysmë milioni llogari të personave nën 16...
Skocia ngre alarmin për përmbytje në mbarë vendin
Gruaja e Labinot Rexhës futet sonte në BBVK, sqaron lidhjen ...