Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha sot se Serbia mbetet e angazhuar për një rajon të integruar dhe të qëndrueshëm, por që sipas saj n”uk është fer të insistojë në nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera kur Prishtina nuk respekton disa nga marrëveshjet bazë rajonale”.
Pas takimit me Komisionerin Evropian, Johannes Hahn, ajo tha se temat kryesore gjatë takimit me të ishin rruga evropiane e Serbisë dhe ajo që shteti bën në drejtim të reformës dhe integrimit dhe bashkëpunimit rajonal, “ndaj gjithçkaje që është brenda kuadrit të Procesit të Berlinit, i cili duhet të çojë në një integrim më të qëndrueshëm rajon “, transmeton Klan Kosova.
Hahn para Bërnabiqit ka takuar në Beograd presidentin serb, Aleksandar Vuçiq me të cilin mes tjerash ka folur edhe për dialogun e Brukselit./klankosova.tv/
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...