Tash kur punimet e urës së Ibrit kanë më shumë se gjysmë viti që kanë përfunduar, ura ende nuk është hapur.
Bashkimi Evropian i cili kishte finacuar me më shumë se 1 milion euro projektin për revitalizimin e urës së Ibrit, ka thënë për gazetën “Zëri” se shpresojnë që së shpejti do të ndodhë hapja e urës.
Gjithashtu nga Zyra e BE-së u bë e ditur se janë në kontakt dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me palën kosovare dhe atë serbe.
“Teknikisht puna për ta revitalizuar urën e Ibrit në Mitrovicë ka përfunduar. Bashkimi Evropian është duke bashkëpunuar si me Beogradin ashtu edhe me Prishtinën dhe beson se të gjitha marrëveshjet në lidhje me Urën e Ibrit do të implementohen sa më shpejt që është e mundur”, thuhet në përgjigjjen e BE-së për gazetën “Zëri”.
Bashkimi Evropian dje ka marrë akuza nga ish-kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri, e cila tha se vonimi i hapjes së urës ka ndodhur për shkak të BE-së duke e quajtur dështim të tyre.
“Revitalizimi i urës dhe hapja e urës, që të dyja kanë qenë kompetencë e BE-së për shkak të ndjeshmërisë së temës dhe meqë nuk arriti ta hapë urën më datë siç e thoshte marrëveshja, për mendimin tim ky është dështim i BE-së”, ka thënë Tahiri për “Zërin”.
Ndërsa kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri për gjithë këtë vonesë e ka fajësuar homologun e tij në Mitrovicën e Veriut, Goran Rakic./Zëri/
Ronaldo-Messi, një përballje e fundit? Arabia Saudite synon ...
CIA: Siguruam prova të besueshme që tregojnë se programi bër...
Shkoi në muaj të mjaltit, goditet nga rrufeja – humb jetën b...
Dortmundi fiton minimalisht dhe siguron pozitën e parë në gr...
E mohojnë lidhjen por Ledri dhe Xhensila kapen mat
Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “nd...