Sipas Gashit politika vendos për gjithçka Gjykata Themelore në Prishtinë, sot i ka kthyer Prokurorisë Speciale aktakuzën kundër Agim Çekut dhe 11 të tjerëve lidhur me listat e veteranëve.
Sa i përket kësaj, avokati Tomë Gashi në emisionin “Click” në RTV21, tha se politika vendos për gjithçka e edhe në rastin e lartcekur, përcjell rtv21.tv.
Sa iu përket pensioneve të veteranëve sipas Gashit ato nuk do të ndalen me vite.
“Qëllimi ka qenë që këtë seancë dëgjimore mos me e mbajt për me u ndërpre pensionet, se sa i përket Agim Çekut e tjerëve na tanë po e dijmë se ata në burg nuk shkojnë për këtë farë akuze as larg asaj edhe bile shumë është problem me i shpallë fajtor”, tha Gashi.
Gjykata Themelore në Prishtinë e klheu prapsht aktakuzën ndaj Çekut, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari me arsyetimin se është konfuze ./21Media /
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...