Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që të mos e prish partneritetin me ndërkombëtarët.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Hoti ka kërkuar që kjo qeverisje të lëshojë rrugë sa më parë, kjo sipas Hotit për të mirën e qytetarëve.
Postimi i plotë:
“Kot e ka koalicioni i ”punëve te mëdha”. Nuk mund te qeverisin. Duhet te lëshojnë rruge sa me pare. Për te mirën e qytetareve. Për te mirën e ruajtjes se miqësive me partneret tanë. Nuk ka vota nga opozita për te shkatërruar shtetin.Kosovës i duhet qeveri pro evropiane, pro zhvillit”./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...