Së paku 5 autobusë me tabela zyrtare të institucioneve të Kosovës janë parë para pak minutash duke transportuar qytetarë në drejtim të Mitrovicës.
Besohet se bëhet fjalë për qytetarë nga Graçanica, të cilët po shkojnë drejt Mitrovicës Veriore, ku është paraparë të mbahet një tubim nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Sot është dita e dytë e qëndrimit të presidentit të Serbisë në Kosovë.
Ai sot kishte planifikuar të shkonte në fshatin Banjë të Skenderajt, i banuar nga komuniteti serb, por vizita e tij është penguar nga bllokimi i rrugëve nga qytetarë të Drenicës dhe nga vendimi i kryeministrit Haradinaj për t’ia anuluar lejen për të vizituar këtë fshat.
Këto janë fotografitë me autobusët me tabela zyrtare të institucioneve të Kosovës duke shkuar në drejtim të Mitrovicës./kallxo.com/




Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...