Ndonëse presioni i BE-së për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe sa vjen e shtohet, institucionet e Kosovës mbeten të palëkundura në mbajtën e tarifës në fuqi.
Teksa heqjen e taksës e kërkoi edhe delegacioni gjermano-francez që e vizitoi të hënën Kosovën, deputetët vlerësojnë se edhe nëse taksa hiqet Serbia nuk do të rikthehet në tavolinë të bisedimeve.
Janë bërë 7 muaj prejse Qeveria e Kosovës kishte vendosur taksë 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake si kundërpërgjigje ndaj propagandës lobuese të shtetit serb ndaj Kosovës, mirëpo as pas 7 muajve Qeveria e Kosovës nuk ka ndërruar qëndrimin e saj në raport me këtë taksë.
Heqjen e taksës e kërkoi edhe delegacioni nga Franca dhe Gjermania, i cili e vizitoi Kosovën të hënën, mirëpo krerët e shtetit edhe pas këtij takimi theksuan se taksa do të mbetet në fuqi dhe se Kosova nuk pranon kushte nga Serbia, shkruan “Zëri”.
“Dialogu duhet të ndodhë i pakushtëzuar. Tarifa nuk do të hiqet sepse është një vendim legjitim i Qeverisë së Kosovës. Personalisht jam kundër që të hiqet tarifa. Por ashtu askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejojë që Beogradi të vërë kushte për vazhdimësinë e dialogut. Kosova në asnjë rrethanë nuk do të pranojë kritere të reja për liberalizimin e vizave, heqjen e tarifës ose ndonjë proces tjetër”, ka theksuar presidenti Thaçi pas takimit që pati me këtë delegacion të hënën.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...