Një arsimtar i moshuar është filmuar duke sulmuar një nxënës, i cili kishte vënë në vesh dëgjueset e telefonit gjatë orës së mësimit.
Por, duket se ky veprim nervozoi pa masë nxënësin i cili pa u menduar dy herë iu vërsul mësimdhënësit të cilin e goditi disa herë, derisa ndërhyn shokët e klasës për ta qetësuar situatën, transmeton Telegrafi.
“Të thash t’i heqësh dëgjueset nga veshët”, dëgjohet arsimtari duke e urdhëruar nxënësin në një shkollë në Neryungri në verilindje të Rusisë.
Por duket se nxënësi kishte injoruar urdhrin e arsimtarit, i cili në një moment humbi durimin ia hoqi dëgjueset dhe e goditi. Ndërsa nxënësi i nervozuar duke menduar se ia kishte prishur, e sulmoi brutalisht mësimdhënësin.
Për fat të mirë nxënësit ishin ata që i dolën në ndihmë arsimtarit, që madje e detyruan me forcë nxënësin e dhunshëm të largohet nga klasa.
Mediat ruse raportojnë se arsimtari ka refuzuar të ngrit padi kundër nxënësit. Megjithatë, policët kanë vendosur ta hetojnë rastin. /Telegrafi/
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...