Janë shtuar zërat në Partinë Demokratike të Kosovës kundër diskutimit për kufijtë.
Pas Samitit në Berlin, u quajt “e vdekur” tema për kufijtë, madje, shumë eksponentë, edhe të PDK-së, u deklaruan kundër diskutimit për këtë temë në dialogun me Serbinë.
Ish-ministri në Qeverinë e Kosovës, njëherësh nënkryetar i PDK-së, Arsim Bajrami, ka thënë se Kosova nuk duhet të dialogojë me Serbinë për çështje të territoreve si dhe nuk duhet të pranojë Asociacion, siç ka thënë, jashtë legjislacionit aktual.
“Është krejt jokorrekte që Kosovës t’i krijohen kushte shtesë. Kështu që Kosova duhet të shmangë debatet për shkëmbim territorial, si dhe Kosova duhet të shmangë Asociacion jashtë legjislacionit aktual. Kjo është një kthim mbrapa dhe një kontestim i shtetësisë”, ka thënë ai në RTK.
Sipas tij, Samiti i Berlinit do ta kthejë dialogun në sfond real.
Bajrami ka theksuar se serbët në Kosovë kanë shumë të drejta dhe janë të mbrojtur nga shteti i Kosovës.
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...