Kryeshefi i ndërmarrjes së pastrimit në Mitrovicës, Gazmend Morina, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.
Ai dyshohet se është arrestuar për veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.
Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Musa Damani.
Ai ka njoftuar se pas intervistimit në stacionin e policisë është ndaluar në mbajte për 48 orë.
“Klienti im kryeshefi ekzekutiv i ndërrmarjes publike, Gazmend Morina është ndaluar në mbajtje për 48 orë pas intervistimit në zyrat qendrore të Policisë së Kosovës, dhe ky është një rast i pastër politik prapa se cilës konsiderojmë se qëndron politika e cila me çdo kusht tash e një kohë të gjatë është duke tentuar që ta atakoj punën e klientit tim kryeshefit ekzekutiv te ndërrmarjes publike “Krim uniteti”, dhe e gjithë kjo po ndodh si konsekuence e denoncimeve te mëparshme për keqpërdorimet të cilat kanë ndodhur dhe i ka raportuar klienti im Morina në ndërrmarjen në të cilën tani është Kryeshef Ekzekutiv i saj”, ka thënë Damati. /Insajderi
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...