Janë arrestuar dy oficerë në Burgun e Dubravës pas arratisjes së dy të burgosurve.
Burime të Gazetës Express brenda policisë tregojnë se zyrtarët e burgut nuk e kanë bërë përcjelljen e të arratisurve.
Gjatë ditës së djeshme drejtori i burgut, Nehat Thaçi, ka konfirmuar se nga Shërbimi Korrektues në Dubravë, kanë ikur dy të burgosur. Në Policinë e Kosovës thonë se janë arrestuar dy oficerë për mospërcjelljen e të arratisurve.
“Janë arrestuar dy oficerë korrektues në Burgun e Dubravës, pasi që dyshohet se të njëjtit nuk e kanë bërë përcjelljen e dy të burgosurve meshkuj, njëri K/Shqiptar dhe tjetri shqiptar shtetas i Maqedonisë, të cilët kanë arritur që të arratisen nga burgu. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, kanë thënë burime nga Policia.
Miratohet buxheti i vitit 2026
Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e aktivistit boshnjak më 2...
Haradinaj: Greva e minatorëve u shndërrua në një rezistencë ...
Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Sakrifica e tyr...