Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur mbështetjen e tij për votimin e nesërm të projektligjit për formim të ushtrisë.
Philip Kosnett e ka quajtur votimin si historik për Kosovën, ku tha se FSK do të luajë një rol pozitiv për rajonin, shkruan portali arbresh.info.
Më tej ambasadori ka thënë se pas ushtrisë, Kosova duhet të fokusojë energjinë në dialogun me Serbinë.
“Votimi i nesërm i tranzicionit të FSK-së është historik për Kosovën. SHBA do të mbështesin ndryshimin e zhvillimit profesional e organizativ të FSK, që duhet të luaj rol pozitiv për Kosovën dhe rajonin, duke reflektuar karakter multietntik dhe dedikim të popullit të Kosovës për paqe. Seanca e nesërme e Kuvendit dhe ceremonia e FSK-së duhet të jenë raste për reflektim solemn dhe ri-dedikim ndaj paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për Kosovën dhe fqinjët. Tani është koha që të gjithë liderët dhe palët e interesuara të përqëndrojnë energjinë në Dialog”, shkruan Kosnett në Twitter.
Nesër (e premte) do të mbahet seanca për votimin e tri projektligjeve që mundësojnë shndërrimin e Forcave të Sigurisë në Ushtri.
Seanca fillon në ora 10:00./Arbresh.info/
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës