Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka përgëzuar lidershipin e kryeparlamentarit Kadri Veseli për miratimin nga ana e Kuvendit të rezolutës për dialogun Kosovë-Serbi si dhe votimin e delegacionit shtetëror në këtë proces.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasadori amerikan në Kosovë ka thënë se SHBA do të mbështes dialogun që do të ndërmjetësohet nga BE për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.
“Mirëpres votën e Kuvendit lidhur me Dialogun. Përkrah pjesëmarrjen politike në dialog nën udhëheqjen e BE-së me mbështetjen tonë dhe kjo hap zgjidhje kreative. Ne përgëzojmë udhëheqjen e Kuvendit me gjithë përfshirjen e delegacionit shtetëror – çelës për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Kosnett.

Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave