Aktori i njohur i bashkohet AAK-së

11:50 | 21 Gusht 2019
A Z

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka njoftuar se aktori Jeton Zogiani i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Haradinaj ka shkruar se Zogiani është një zë i fuqishëm për 100% Kosova.

“Prej sot AAK-së i është bashkuar njëri prej aktorëve më popullor të skenës, Jeton Zogiani. Kënaqësi t’i uroja mirëseardhje në familjen tonë politike! Një zë që e rritë fuqinë tonë për 100% Kosova”, ka shkruar Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.179881242136298/1313560565435021/?type=3

Shpërndaje në rrjete sociale