Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në qendër të qytetit të Gjilanit.
Në këtë aksident janë përfshirë një kamion, një traktor e disa vetura.

Portali arbresh.info ka kontaktuar zëdhënësin rajonal për Gjilanin, Ismet Hashani i cili tha se nuk dihet ende nëse ka viktima, por se të lënduar ka.
Dyshohet se shkaktar i këtij aksidenti ka qenë një kamion i cili ka goditur edhe tjera automjete.

“Mund të konfirmoj që ka ndodhur një aksident i rëndë në qendër të Gjilanit. Shkaktar i këtij aksidenti dyshohet të jetë një kamion transportues i cili ka shkaktuar aksident zinxhiror në disa vetura . Kemi persona të lënduar ndërsa viktima ende nuk e dimë a ka”, tha Hashani./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...