Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka folur për bisedimet mes partive opozitare për rrëzimin e qeverisë së Ramush Haradinajt dhe për formimin e një koalicioni të ri qeverisës.
Ahmeti ka thënë në televizionin “T7”, se partia e tij ka vijë të kuqe vetëm për Partinë Demokratike të Kosovës.
“I thash edhe zotit (Isa) Mustafa”, ka thënë ai, duke iu referuar një takimi me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Dhe, publikisht po e them. Për neve PDK është vijë e kuqe, formale. Po e them zyrtarisht”, është shprehur ai.
“Vijë e kuqe joformale është Lëvizja Vetëvendosje, për shkak të inateve që siç duket i kanë”, ka deklaruar Ahmeti.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...