Projektligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, i cili po përgatitet nga Qeveria e Kosovës, po konsiderohet të jetë një nismë ligjore e rrezikshëm për gazetarët.
Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar duke thënë së ky projektligj cenon rëndë liritë dhe të drejtat e gazetarëve dhe rrezikon burimet e tyre.
AGK po pretendojnë se ky projektligj parasheh dënime të larta me burgim edhe për gazetarë, në rast se publikojnë informacione të cilat mund t’i kasifikojë si sekrete një agjenci që krijohet nga ky projektligj.
AGK thotë se do të angazhohet që një pjesë e këtij projektligji të ndryshohet dhe të bëhet përjashtim nga ndjekja penale për gazetarët dhe burimet e tyre të informacionit.
Gazetari i Gazetës Express, Mentor Gjergjaj, bën të ditur se tashmë AGK ka kërkuar nga sponzorizuesit e këtij projektligji, në këtë rast Qeveria dhe Zyra e Kryeministrit, që gazetarët, burimet e tyre dhe sinjalizuesit të përjashtohen nga sanksionet penale që parasheh ky projektligj.
https://www.facebook.com/mentorgjj/posts/10213003525299240
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje