Në shenjë kujtimi për sulmin e parë mbi Familjen Jashari, në bashkëpunim mes Komunës së Skenderajt, Qeverisë dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, si dhe në kuadër të Ditës së Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 30 të këtij muaji do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Homazhet do të bëhen nga ora 13:30, kurse nga ora 14:30, në Sallën e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”, organizohet aktivitet nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe Ansambli “Drenica”.
Me këtë ngjarje përmbyllen aktivitetet në vigjilje të 20-të vjetorit të Epopesë, 10-të vjetorit të Pavarësisë dhe 550-të vjetorit të Skenderbeut.

LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik