Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli përmes një postimi ne Facebook, të gjithë qytetarëve të Kosovës ua uron 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Pacolli ka thënë se 17 Shkurti është ditë feste dhe krenarie për të gjithë ne, dhe jemi krenar për të gjitha të arriturat e Kosovës, të përkrahur nga aleatët Ndërkombëtar – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Evropian, do të ecim me hapa të sigurt.
Ja postimi i tij në Facebook:
“Falë gjakut të dëshmorëve dhe përpjekjeve shumëvjeçare të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, 17 shkurti është dite Feste dhe krenarie për të gjithë ne. Sot me rastin e 11 vjetorit të PAVARËSISË, jemi krenar me të arriturat e Kosovës dhe shumë besojmë se me përpjekjen e të gjitha forcave politike brenda Kosovës ,e të ndihmuar dhe të përkrahur nga aleatët Ndërkombëtar- Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian do të ecim me hapa të sigurt drejt horizonteve euro-atlantike dhe mekanizmave tjerë ndërkombëtar dhe do jemi faktorë paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi ne rajon dhe me gjere. Jam i vetëdijshëm se rruga është e gjatë dhe me sfida, por me vullnetin dhe këmbënguljen tonë do ja dalim. Gëzuar dhe urime gjithë popullit të Kosovës 11 vjetorin e pavarësisë”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info/
Me respekt
Islam Pacolli
Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen