Punëtorët e minierës së Novobërdës janë në grevë tash e një javë.
Njëjtë sikur me ata të Trepçës, edhe për këta arsyet e grevës janë pakënaqësitë ndaj institucioneve shtetërore.
Minatori Muhamet Makolli, tregoi për arsyet e grevës dhe hapat që do të ndërmarrin nëse kërkesat e tyre nuk zbatohen.
“Kërkesa jonë është që të rriten rrogat për 20%, njohja e pensionit deri 70% të pagës, 50-55 vjeç pension i parakohshëm dhe njohja e stazhit të punës gjatë viteve 1989-1999”, ka thënë Makolli për Klan Kosova.
Po ashtu ky minator deklaroi se nëse nuk u bëhet një zgjidhje dhe kërkesat e tyre nuk plotësohen, ai bashkë me kolegët do të protestojnë nëpër rrugë ose edhe të ngujohen në minierë.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër