Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka filluar përgatitjet për Ditën Olimpike 2019, e cila në Kosovë do të shënohet më 27 maj në 25 komuna.
Qëllimi i kësaj dite është që ti shtyjnë të rinjtë tanë të merren me sport.
Besim Hasni, në këtë konferencë për media ka thënë se kemi punuar me dit të tëra që të jemi efektiv gjithashtu thotë se bëhet fjalë për më tepër se 10 mijë fëmijë.
“Këtë vit do të jemi prezent në 25 qytete, si Prishtina Gjilani Mitrovica Ferizaj, Gjakova, Vushtria, Podujeva, Dragashi, Kaqaniku, Obiliqi, Malisheva, Rahoveci, Shtime, Vitia, istoigu, Kamenica, Han Elezit. Bëhet fjalë për më tepër se 10 mijë fëmijë të cilët cilët do të vrapojnë në të njëjtën kohë në ora 9:30 në 25 komuna fëmijët e lindur në vitin 2008 pra që kemi të bëjmë më fëmijët e republikës se Kosovës do të vrapojnë për të dërguar mesazhin e vullnetit të tyre që të merren me sport”.
Ai thotë se organizatori pretendon që ti afrohemi numrit 15 mijë këtë vit.
“Kemi punuar me dit te tera që të jemi efektiv. Organizatori pretendon ti afromi numrit 15 mijë këtij vit, jemi përkujdes të ftojmë personalitete të arit dhe sportit. Do të filloj nga katedralja deri të teatri”. tha ai.
Sekretar i përgjithshëm Shasivar Haxhijaj, thotë se për ta bërë më të rëndësishme këtë ditë kanë ftuar të gjithë liderët e institucioneve të Kosovës.
“Deri me tani janë 25 komuna që e kane konfirmuar pjesëmarrjen, na vjen keq pse dy prej komunave mate mdhaja kane qenë pjesëmarrëse vitin e kaluar këtë vit nuk janë bere pjese, nuk besoj qe kane arsye te mëdha e të mos marrin pjese. Ne për ta bere akoma ma te rëndësishme ketë dit ne kemi ftuar te gjithë liderët e institucioneve te Kosovës në ditën olimpike me qellim qe secili prej tyre të mundohet ta përcjellin mesazh, gjithashtu edhe ish sportist të artit shkencës, gjithashtu edhe ish presidentët e Kosovës”.
Haxhijaj tregon disa prej tyre që do të marrinë pjesë.
“Ministri i kulturës kujtim gashi, Majlinda Kelemndi, Driton Kuka, Ish presidentja Ahtifete Jahjaga, disa z.Kryemnistri, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit, Milot Reshica, disa nga artistët dhe sot edhe nesër presim që ni numër i këtyre figurave ta konfirmojnë pjesëmarrjen. Falënderoj të gjithë kryetaret e komuna që po marrin pjesë”, tha ai.
Kryetar I Këshillit Organizativ Gazmend Maxhuni, thotë se qëllimi është që ti shtyjmë të rinjet të merren me sport.
“Qëllimi i krejt kësaj është që ti shtyjmë të rinjtë tanë të merren me sport”, tha ai./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/366235164018185/
“Lojtarët më të mirë në botë”, Arbeloa s’i ndal lëvdatat pas...
Gruaja e ambasadorit Walker në gjendje të mirë shëndetësore,...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Shpalosja e flamurit kombëtar shqiptar shkakton tensione në ...
Alba: Po u martova, martohem vetëm me Limin, me asnjë tjetër
Trump: Është koha për të kërkuar një lidership të ri në Iran