Sot bëhen 20 vjet që kur ndodhi Masakra e Izbicës, ku forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 shqiptarë të Kosovës.
Kryeministri Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga kreu i Skenderajt Bekim Jashari, kanë bërë homazhe tek varrezat e të masakruarve.
Me këtë rast kreu i qeverise tha se “të gjithë të rënët janë dëshmi e rrugës së lirisë”.
Bekim Jashari vlerësoi se duke nderuar te rënët, ne nderojmë edhe veten.
Masakra e Izbicës zë vend edhe në raportin e Departamentin të SHBA-së. Atë kohë u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shiheshin 147 varrezat e reja në Izbicë/lajmi.net/


Policia jep detaje për vdekjen e 43-vjeçarit në vendin e pun...
Arrestohet një person në Prishtinë pasi kanosi zyrtarin poli...
Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohet i dyshua...
“Liria ka Emër” sot mban konferencë për media
Aksion i përbashkët i Inspektoratit, Policisë e AVUK-ut në P...
Japonia voton mes borës në zgjedhjet e parakohshme, Takaichi...