Njoftim rreth vaksinimit kundër COVID-19 për Bajram

11:29 | 19 Korrik 2021

Qytetarët që kanë pasur termin për vaksinim ditën e Bajramit, vaksinat do t’i marrin të mërkurën

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se qytetarët të cilët i kanë pasur terminet për marrjen e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19 me datën 20 korrik, se terminet e tyre shtyhen për një ditë më vonë, për datën 21 korrik, për shkak të festës së Bajramit.

Pra, qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimi  ku i kanë marrë edhe dozat e para.

 

Në të njëjtën kohë, MSh u bënë thirrje qytetarëve të moshës mbi 18 vjeç që të aplikojnë përmes platformës eKosova për caktim të termineve për marrje të vaksinës kundër COVID-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara