“Për korrektësinë që duhet të karakterizojë sferën institucionale dhe përgjegjësitë e gjithsecilit prej nesh, dëshiroj të sqaroj se sot nuk do të marr pjesë në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, për arsyet që i kam shpjeguar Kryetares së Komisionit, deputetes Albulena Haxhiu në letrën që i kam dërguar ditën e premte. Agjenda e paraparë në këtë takim, nuk përkon me tema që lidhin përgjegjësitë tona institucionale dhe në rastin më të mirë, përkon me tema që tashmë janë adresuar”, ka shkruar Tahiri.
Ai më tutje ka shkruar se pikat e agjendës i shërbejnë artereve politik.
“Si e tillë, pikat për të cilat jam ftuar të raportoj, në mesin e tyre, provimi i Noterisë që ende s’ka përfunduar, përbëjnë një mundësi që çështjet e menaxhimit profesional, të bazuara në ligj dhe të pavarura nga politika, t’i shërbejnë artereve politik për politizimin e tyre, gjë të cilës unë si Ministër i Drejtësisë, nuk do t’i kontribuoj. Për korrektësi, po e bashkëngjis letrën që i kam dërguar Kryetares së Komisionit. Siç kam theksuar në letër, e ritheksoj edhe tani, se jam i gatshëm të raportoj në çdo kohë, në secilin hark kohor që Komisioni më fton për përgjegjësitë e mia institucionale si Ministër. Por kurrsesi për politizimin e proceseve tërësisht profesionale dhe të bazuara në zbatimin e ligjit”, shkruan Tahiri./arbresh.info/
https://www.facebook.com/OfficialAbelardTahiri/posts/350354602307818
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
18-vjetori i Pavarësisë, kjo është agjenda e kryetares së re...