Strukturat paralele të Serbisë vazhdojnë të jenë funksionale edhe në Përvjetorin e 11-të të Pavarësisë së Kosovës. Dialogu i Brukselit nuk i ka shuar këto struktura joligjore. Ndonëse janë bërë 11 vjet prejse Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe sovran, strukturat paralele serbe në veri ende po vazhdojnë të jenë funksionale.
Një gjë të tillë e ka pohuar për “Zërin” edhe ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, e cila ka thënë se në veri të vendit ende ka struktura paralele në fushën e arsimit e të shëndetësisë, shkruan Gazeta “Zëri”. Megjithëkëtë, sipas saj, procesi i negociatave ka kontribuar dukshëm në shuarjen e strukturave që kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë. Edhe zyrtarë të Misionit të OSBE-së në Kosovë kanë deklaruar se negociatat Kosovë – Serbi kanë ndihmuar në integrimin e strukturave paralele serbe në institucionet e Kosovës.
Por, përfaqësues të opozitës vlerësojnë se procesi i dialogut nuk ka ndihmuar aspak në eliminimin e institucioneve paralele serbe. Shuarja e strukturave sipas ish-ministres për Dialog, Edita Tahiri, është paraparë të ndodhë me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Megjithëkëtë, institucionet paralele serbe në veri ende po vazhdojnë të funksionojnë pa ndonjë pengesë.
Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...
Kritika për Araújon pas ndeshjes me Newcastle: mbrojtësi uru...
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...