Organizata “Studim – Kritikë – Veprim” ka mbajtur sot një aksion simbolik me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas.
Ky aksion simbolik është mbajtur në objektin e Fakultetit Juridik, në Universitetin e Prishtinës.
Në këtë aksion aty janë shfaqur edhe foto të cilat tregojnë se 80% e grave janë të papuna.
Në 2015 ishin 1038 gra, viktima të dhunës në familje, kurse në vitin 2016 ishin 1227 gra, viktima të dhunës në familje, ndërkaq në vitin 2017 ishin 1269 gra.
Por, vitin që lamë pas ishin 1469 gra, viktima të dhunës në familje.
Sa i përket trashëgimisë në pronë, vetëm 4% e grave kanë pasur të drejtën e pronës. Ndërsa në 10 vitet e fundit mbi 34 gra janë të vrara.
Eriona Krasniqi, aktiviste e kësaj Lëvizje njëherësh edhe studentet Fakultetit Juridik, në këtë aksion simbolik u shpreh se grat përjetojnë tmerrin e dhunës.
“Mos të lejojmë që edhe grat e tjera të jenë në statistikat e para me herët, por të jenë ato që duhet të veprojnë dhe mos të jenë tmerr i dhunës”, u shpreh Eriona Krasniqi, aktiviste e organizatës “Studim – Kritikë – Veprim”./Arbresh.info/




Osmani takohet me Walker: Kujtesa e Reçakut mbetet e gjallë
Abdixhiku i kundërpërgjigjet Bajramit: Më shumë se dorëheqje...
IHR: Forcat iraniane të sigurisë vrasin të paktën 3,428 prot...
Inteligjenca artificiale – Strategjitë e ardhshme për luftën...
SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave të migrimit nga 75 vend...
Banorët e Grenlandës në ankth para samitit SHBA–Danimarkë