Reshjet e borës në Kosovë kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi nëpër disa rrugë magjistrale dhe rajonale të vendit tonë.
Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët në Kosovë janë në gjendje të kalueshme.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, për Telegrafin ka konfirmuar se gjendja e rrugëve në nivel të vendit është e mirë dhe kompanitë për pastrimin e borës janë në terren.
“Në bazë të informatave nga tereni rrugët janë në gjendje të mirë. Ka pasur reshje bore por me intensitet të dobët. Brezovica, Prevalla, Bajgora, Brodi në Dragash, janë të kalueshme. Të gjitha kompanitë e kontraktuara në shtatë regjionet e Republikës së Kosovës janë në terren për 24 orë duke përfshirë edhe kujdestaritë gjatë natës”, tha Kadriu.
Ai iu bënë apel qytetarëve që të kenë kujdes në komunikacion për shkak të ngricave në rrugë.
“Apeloj tek qytetarët që të kenë kujdes gjatë ngasjes, sepse temperaturat do të janë të ulëta dhe mund të ketë ngrica gjatë orëve të mbrëmjes”, tha ai.
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...